Shkodër/ 41-vjeçari denoncon në polici humbjen e gruas

Shkodër/ 41-vjeçari denoncon në polici humbjen e gruas

Një 41-vjeçar nga fshati Bushat, në qarkun e Shkodrës, ka denoncuar në polici largimin e bashkëshortes së tij, duke ngritur shqetësimin për mungesën e saj prej 19 ditësh. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi A. P., 41 vjeç, ka kallëzuar më datë 22 tetor 2025 se bashkëshortja e tij, shtetasja E. P., 35 vjeçe, është larguar nga banesa më datë 4 tetor dhe nuk është kthyer më. Autoritetet policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për gjetjen e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.