Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara për hetues financiarë në SPAK, kush janë kandidatët – EMRAT
Këtë të enjte, ka nisur faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve për pozicionin e hetuesit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në këtë fazë janë kualifikuar 10 kandidatë që kanë grumbulluar minimum 40 pikë në dy fazat e para të konkurrimit. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në godinën e SPAK dhe kandidatët do të njoftohen individualisht për orarin e intervistës. Vlerësimi do të kryhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, i cili zëvendësoi Klodian Brahon pas dorëheqjes së këtij të fundit nga komisioni më 6 tetor, ditën kur aplikoi për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Ndërkohë, SPAK njoftoi se kandidatët që nuk kanë arritur pragun e pikëve do të informohen individualisht për rezultatet e tyre. Kandidatët e kualifikuar...