Raporti i ODIHR/ Berisha: Në kushtet e partisë shtet kurrë nuk mund të ketë zgjedhje, përveçse farsë

Raporti i ODIHR/ Berisha: Në kushtet e partisë shtet kurrë nuk mund të ketë zgjedhje, përveçse farsë

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për “heshtje dhe mashtrim”, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Berishës, raporti konfirmon se procesi elektoral ka qenë “një farsë e vërtetë”, duke theksuar se përpjekjet e qeverisë për të ndikuar tek misionet ndërkombëtare kanë dështuar. “Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë...