Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“U përdor pistoletë me mulli, dy viktimat u qëlluan pas shpine”/ Detaje nga vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz
Janë publikuar gjetjet e ekspertizës mjeko-ligjore, si dhe lloji i armëve të përdorura në vrasjen e dyfishtë pas sherrit në lokal në Manzë. Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, të dy viktimat, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri, duke pasur nga një plagë në trup me drejtim hyrje pas shpine. Në vendngjarje janë përdorur dy armë me kalibra të ndryshëm, ndërsa vetëm njëra është arritur të gjendet në vendin e krimit. Kjo armë është një pistoletë me mulli, e prodhimit amerikan, dhe sipas pamjeve filmike është përdorur nga Flori Paluçi. Ndërkohë, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë të paplasur, ku njëri është gjetur jashtë lokalit dhe tjetri brenda. Fishekët i përkasin pistoletës me mulli, të...