Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vjedhja e shekullit ishte imja”, arkitekti i grabitjes së Anversës: Luvri ishte me pagesë, nuk do t’ia hedhin paq
Ai është padyshim një ekspert në këtë fushë, një mendje gjeniale dhe e pazakontë. Por kur bëhet fjalë për një grabitje të jashtëzakonshme si ajo e së dielës në Luvër, Leonardo Notarbartolo e di mirë si veprohet. 73-vjeçari nga Palermo, i cili jeton në Torino, mbrëmjen e Ditës së Shën Valentinit në 2003 hyri në një nga zemrat e ekonomisë botërore: kasafortën e Qendrës së Diamanteve në Anversë të Belgjikës. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij boshatisën 123 nga 160 depozita, duke marrë një plaçkë diamantesh me vlerë 200 milionë euro (më shumë se dyfishi i Parisit) dhe nuk lënduan askënd. “Grabitja e shekullit” ku Notarbartolo ishte arkitekti, frymëzoi dy seriale në Amazon Prime dhe Netflix. Gjithçka u rrënua gjatë arratisë për shkak të një gabimi...