Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila ka kërkuar personel ndihmës për t’i përgatitur komentet mbi Kodin e ri Penal. Sipas Manjanit, kjo kërkesë është shprehje e cekësisë dhe burokratizimit që Reforma në Drejtësi i ka sjellë sistemit, duke krijuar institucione “parazite” në nivel kushtetues, siç është KLP. Komenti i plotë i Ylli Manjanit Zonja Mirela Bogdani, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur e kanë pyetur në Komisionin e Ligjeve në Parlament “a keni ju një mendim për projekt-kodin e ri penal?”, është përgjigjur: “Nuk kemi personel ndihmës që të na përgatisë komente për Kodin e ri…” Sinqerisht, nuk e kuptoj fare — po fare,...