“Jo aneksimit të bregut perëndimor”, SHBA: Mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes për Gazën

“Jo aneksimit të bregut perëndimor”, SHBA: Mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes për Gazën

Ndërsa u nis për në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar Tel Avivin duke kundërshtuar aneksimin e Bregut të uzurpuar Perëndimor. Ai ka thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Gazën. “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani. Në këtë kohë, është diçka që ne… mendojmë se mund të jetë kundërproduktive,” I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar.” Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes. “Çdo ditë do...