“Konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale”/ OSBE- ODIHR publikon raportin për 11 majin: Kandidatët e partisë në pushtet patën avantazh të padrejtë

“Konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale”/ OSBE- ODIHR publikon raportin për 11 majin: Kandidatët e partisë në pushtet patën avantazh të padrejtë

Raporti i OSBE/ODIHR i cilëson si konkurruese por të polarizuara zgjedhjet e përgjthshme të këtij viti.Pesë muaj pas përfundimit të tyre vëzhguesit e Misionit theksojnë se garuesit gjithsesi nuk patën mundësi të barabarta gjatë fushatës elektorale. Raporti vlerëson pozitivisht procesin e votimit në Diasporë, por thekson se partia në pushtet pati avantazh me përdorimin e burimeve të administratës gjatë fushatës. Në të njëjtën kohë vëzhguesit ndalen edhe në ditën e zgjedhjeve ku jepet vlerësim pozitiv për procesin në 95% të qendrave të votimit, ndërkohë që vihet theksi edhe te presioni ndaj zgjedhësve. Pjesë nga raporti Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut...