Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë
Pas Fondit Ndërkombëtar Monetar, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ekonomia shqiptare do të zgjerohet në masën 3.5 për qind nga 3.7 për qind që pritej në raportin e pranverës. Parashikimi për dy vitet e ardhshëm mbetet i pandryshueshëm. “Presionet inflacioniste vijuan të mbeten të moderuara dhe nën nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë, pasi inflacioni bazë mbetet relativisht i ulët. Politika monetare vazhdon të jetë mbështetëse për ekonominë, ndërsa sistemi SEPA, që është në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare. Bilanci i llogarisë korrente po përfiton nga rritja e turizmit dhe dërgesave të emigrantëve. Interesi i investitorëve të huaj direkt në Shqipëri mbetet...