Skandal në spitalet e Tiranës/ 3 milionë euro për ushqim, tenderi bllokohet në KPP

Skandal në spitalet e Tiranës/ 3 milionë euro për ushqim, tenderi bllokohet në KPP

Një procedurë prokurimi me dy lote, e cila synon sigurimin e shërbimit të gatimit në dy spitale në vend, ka përfunduar e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Vlera e akumuluar e fondit limit për dy lotet ishte rreth 3 milionë euro, ndërsa ankimi duket se lidhet me fazën e vlerësimit dhe shpalljes së fituesve. Procedurat e ankimuara janë dy: Loti 1: “Gatimi dhe shpërndarja e ushqimit (Catering)” në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldine”, me fond limit 185 milionë lekë (rreth 1.8 milionë euro); Loti 2: “Shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit” për Spitalin Universitar të Traumës, me fond limit 217 milionë lekë (rreth 2.2 milionë euro). Sipas dokumenteve të tenderit, shërbimi i catering-ut duhet të ofrohet me disa dieta specifike dhe gjatë...