Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.Ekonomia shqiptare do të zgjerohet në masën 3.5% nga 3.7% që pritej në raportin e pranverës. Parashikimi për dy vitet e ardhshëm mbetet i pandryshueshëm.“Presionet inflacioniste vijuan të mbeten të moderuara dhe nën nivelin e synuar të Bankës së Shqipërisë, pasi inflacioni bazë mbetet relativisht i ulët. Politika monetare vazhdon të jetë mbështetëse për ekonominë, ndërsa sistemi SEPA, që është në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare. Bilanci i llogarisë korrente po përfiton nga rritja e turizmit dhe dërgesave të emigrantëve.Interesi i investitorëve të huaj direkt në Shqipëri mbetet i fortë, pavarësisht sfidave të ekonomisë globale....