Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR publikon raportin final: Konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis shumë të polarizuar
Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raporin final të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në vijim raporti i plotë: Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por umbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Megjithatë,kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se upërballën me intimidim. Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirësedhe transparente. Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë,pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës,duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në...