OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: PS përfitoi nga burimet administrative, presion mbi votuesit dhe blerje votash

OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: PS përfitoi nga burimet administrative, presion mbi votuesit dhe blerje votash

Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raporton final për zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë, ku ndër të tjera theksohet se u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk gëzuan një terren të barabartë. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë. Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste intimidimi ndaj mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorim i rrjeteve të patronazhit, gjë që është e papajtueshme me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshinin raporte për blerje votash, përpjekje për të ndikuar padrejtësisht votuesit e cenueshëm dhe...