Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, arrestohet tutori 22-vjeçar dhe dy kolumbianet
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për këtë aktivitet të paligjshëm. Në kuadër të hetimeve intensive të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, u identifikua dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte për prostitucion katër shtetase kolumbiane. Nga hetimet rezultoi se dy nga këto gra, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, ku banojnë së bashku me dy shtetase të tjera kolumbiane. Ky ambient ishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, për të cilin dy shtetaset u arrestuan për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”...