Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë publik. Historikisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka qenë në krye sa i përket kapacitetit, kryesisht për shkak të kaskadës së Drinit. Por përshpejtimi i investimeve private, sidomos në projektet fotovoltaike, ka bërë ndryshimin në vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vend deri më 31 dhjetor 2024 ishte rreth 3 mijë e 213 MW, me një rritje prej 537 MW krahasuar me vitin 2023. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtimit të burimeve të rinovueshme, veçanërisht fotovoltaikëve. Kapaciteti prodhues i KESH sh.a. është 1 mijë e 563 MW, që përbën rreth 48.6% të kapacitetit total...