Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Konkurruese, por të polarizuara”/ OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE-ODHIR) ka publikuar raportin e tij përfundimtar lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri. Sipas raportit, procesi i numërimit të votave, i cili u ndoq nga vëzhgues ndërkombëtarë në shumicën e qendrave të numërimit, u karakterizua nga disa probleme dhe sfida që ndikuan në rrjedhën e procesit. Megjithatë, OSBE-ODHIR vlerëson se numërimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të rregullt, duke theksuar nevojën për përmirësime në organizimin dhe transparencën e zgjedhjeve në të ardhmen. Pjese nga raporti: Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucione...