I riu në Tiranë shfrytëzonte katër kolumbiane për prostitucion, zbulohet apartamenti

I riu në Tiranë shfrytëzonte katër kolumbiane për prostitucion, zbulohet apartamenti

Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Identifikohet dhe arrestohet një 22-vjeçar që shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion. Vihen në pranga 2 nga këto shtetase, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit. Procedohen penalisht 2 shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion. Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;-J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale...