Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trajnimi për deputetët e rinj, Berisha: Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, shkëputja e lidhjeve me zgjedhësin e tij
Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), po organizon programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk u paraqit para deputetëve si kryetar, por si lektor. Ai nënvizoi faktin sesa e rëndësishme është për deputetin që të dëgjojë problemet e atyre që e kanë zgjedhur të jetë në Kuvend. “Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, është kur shkëput lidhjet me zgjedhjësin e tij. Kur pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvëndësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimet me elektoratin e tij. Përcjellja në parlament të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. Një transformim i madh i punës së parlamentit duhet bërë. Nuk...