Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vranë babanë dhe e groposën në kasollen afër banesës, burg përjetë djalit të madh. 16 vite për djalin tjetër, vajzën e nënën
Gjykata e Durrësit ka dhënë sot dënimet për anëtarët e familjes Meta të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e Pëllumb Metës, kryefamilarit në shkurt 2024. Viktima Pëllumb Meta, 50 vjeç u qëllua në banesë dhe më pas u gropos në kasollen e bagëtive, trupi u gjet 14 ditë pas ngjarjes dhe më 23 shkurt u arrestuan tre fëmijët e viktimës. Hysen Meta i cili e ka qëlluar me armë babain e tij është dënuar me burgpërjetë,ndërsa dënime më të lehta kanë marrë djali, vajza dhe nëna e tyre. Hysen Meta, 26 vjeç – djali i madh i Pëllumb Metës u dënua me burg përjetë, ndërsa u pushua vepra penale për fshehjen e kufomës. Hygerta Meta e bija, 20 vjeç e cilia fillim mori përsipër krimin u dënua me 8 vite burg. U shpall e pafajshme për veprën...