Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Aksident tragjik në Itali, vdes 7-vjeçari shqiptar, babai i tij në gjendje të rëndë
Pamje nga vendi i ngjarjes ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi një 7-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik të ndodhur në provincën e Bolonjës. Sipas raportimeve të mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një automjet tip Volksëagen Corrado, i drejtuar nga një 34-vjeçar shqiptar, u përplas me një Renault Clio që po drejtohej nga një 20-vjeçar. Në sediljen e pasme të makinës së parë ndodhej djali i vogël, i cili fatkeqësisht nuk i mbijetoi përplasjes. Hetimet paraprake sugjerojnë se një nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një motor që po kthehej drejt një karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy makinave. Si pasojë, të dy automjetet përfunduan jashtë rrugës. Përveç...