Vrasja e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin e madh. Sa vite do të vuajë vajza dhe bashkëshortja

Vrasja e Pëllumb Metës, burg përjetë për djalin e madh. Sa vite do të vuajë vajza dhe bashkëshortja

viktima, pellumb meta, dhe femijet e tij DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur vitin e kaluar në Durrës. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar me 8 vite burg Hygerta Metën, vajzën e viktimës, dhe me 5 vite burg djalin e vogël, Amarildon. Bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina, është dënuar me 3 vite burg, për akuzën e moskallëzimit të krimit. Pëllumb Meta u vra në Shkurt të vitit 2024 nga fëmijët e tij, ndërsa më pas trupin e varrosën në një gropë pak metra larg banesës. Fillimisht e dyshuara kryesore për vrasjen e të atit, ishte Hygerta Meta, por pas hetimeve të policisë u zbulua se autorit i krimit të...