Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

Burime bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Madridi i Spanjës drejt vendit tonë 31-vjeçari Juxhin Koka. Shtetasi Juxhin Koka, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar(SPAK) me vendimit penal nr.18 dt.19.02.2025, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” e kryer ne bashkëpunim, “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Kondrabanda me mallrat qe paguhet akcize” kryer ne bashkëpunim”. Në datë 2 shkurt 2025 në qytetin e Durrësit, shtetasi Juxhin Koka në bashkëpunim me shtetas të tjerë kane korruptuar punonjësit e policisë dhe kanë vjedhur 200.000 litra nafte nga një anije e ankoruar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës...