Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar për shitjen e lëndëve narkotikëve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Jashar Çepele, banues në Roskovec. Në operacionin e koduar “Casus” u sekuestruan 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë. “Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë...