Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifë e re energjie për makinat elektrike, taksitë në protestë: Do të ndjekim rrugët ligjore
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një tarifë të re për energjinë elektrike në stacionet e karikimit të makinave elektrike, e cila do të aplikohet prej 1 nëntorit. Tarifa e re do të jetë 22 lekë/kWh dhe 25.3 lekë/kWh në orët e pikut 18:00-23:00. Për përdoruesit e makinave elektrike dhe taksitë kjo nënkupton në kosto të shtuar. Xhevit Bara, një nga përfaqësuesit e Sindikatës së Taksive, shpjegon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan cili është dëmi konkret që pësojnë. Xhevit Bara: Në qoftë se dje merrje një qytetar për ta çuar nga këtu ku jemi, te ETC dhe e çoje në qendër, 300 lekë rruga, ti harxhoje 100 lekë energji elektrike dhe nxirrje 200 lekë. Ky përkthehet në taksa dhe në fitimin e familjes...