Koncert në sallën e operacionit, pacientja luan në klarinetë gjatë ndërhyrjes në tru

Koncert në sallën e operacionit, pacientja luan në klarinetë gjatë ndërhyrjes në tru

Një paciente me Parkinson luajti në klarinetë ndërsa po kryente një ndërhyrje në tru duke u mundësuar kirurgëve të shihnin rezultate të menjëhershme. 65-vjeçarja Denise Beacon shfaqi përmirësim të menjëhershëm në lëvizjet e gishtave teksa mjekët i stimulonin trurin me rrymë elektrike, raporton Sky News. Terapistja britanike iu nënshtrua një ndërhyrjeje që zgjati katër orë për stimulimin e thellë të trurit pasi shfaqjes së simptomave të Parkinsonit. Simptomat përfshinin ngadalësim të lëvizjeve, tendosje dhe ngurtësim të muskujve. Ajo ishte diagnostikuar në vitin 2014 dhe i ndikoi në aftësinë për të ecur, notuar, kërcyer dhe luajtur në klarinetë. Ndërhyrja tregoi përmirësim të menjëhershëm te gishtat duke i mundësuar të launte lehtësisht në instrumentin muzikor. Ndërhyrja, e quajtur DBS, është e përshtatshme për pacientët me Parkinson dhe...