Nis “shkolla” në PD, Berisha mëson deputetët e rinj: Mos shkëpusni lidhjet me zgjedhësit

Nis “shkolla” në PD, Berisha mëson deputetët e rinj: Mos shkëpusni lidhjet me zgjedhësit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në takimin për trajnimin e tyre, kreu i selisë blu se të qenit deputet është një ndër ëndrrat më të bukura për çdo person me ambicie politike. “Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike. Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj”. Berisha theksoi se parlamenti është universiteti më...