Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
OKB: Uria e grave shtatzëna dhe e foshnjave në Gaza do të ketë pasoja për breza të tërë
Ushqyerja e pamjaftueshme e grave shtatzëna dhe e foshnjave në Rripin e Gazës do të ketë pasoja të rënda që do të ndihen për breza të tërë, ka paralajmëruar një zyrtar i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA). Sipas tij, shumë fëmijë që kanë lindur ose po lindin aktualisht mund të përballen me probleme serioze shëndetësore gjatë gjithë jetës. Duke folur në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Nju Jork, pas një vizite pesëditore në Jerusalemin, Bregun Perëndimor dhe Gazë, ku qëndroi për rreth pesë orë zyrtari i UNFPA-së, Andrew Sumberton, e përshkroi gjendjen në territorin palestinez si “skenë nga një film distopik”. Ai theksoi se një në katër banorë të Gazës vuan nga uria, mes tyre të paktën 11.500 gra...