Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale
Kompania Meta, që zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka vendosur të shkurtojë rreth 600 vende pune në sektorin e saj të dedikuar për inteligjencën artificiale (AI), në kuadër të një procesi të brendshëm riorganizimi pas një periudhe të gjatë rekrutimesh. Lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane të mërkurën. Sipas gazetës New York Times, vendimi synon të “zvogëlojë fryrjen organizative” që u krijua pas fushatës së gjerë të punësimeve me qëllim forcimin e kapaciteteve të kompanisë në fushën e AI-së. Wall Street Journal raporton se shumicës së punonjësve të prekur do t’u ofrohet mundësia të transferohen në departamente të tjera brenda kompanisë. Të dy mediat citojnë një memo të brendshme të drejtorit të përgjithshëm për inteligjencën artificiale në Meta, Aleksandër Uang, ku theksohet...