Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, flet nëna e 29-vjeçares: Debatuan për çantën e pelenave, e qëlloi tre herë
Një 29-vjeçare shqiptare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada. 29-vjeçarja Savannah Kulla u vra nga ish-partneri i saj 38-vjeçar Anthony Deschepper të martën në parkingun e një qendre tregtare. Nëna e të resë shqiptare, duke folur për mediat, ka treguar momentet e fundit të së bijës. Karen Kulla tha se vajza e saj shkoi të takonte 38-vjeçarin, pasi ky i fundit donte të kalonte kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por, 38-vjeçari gjatë takimit e qëlloi me armë dhe e vrau. “Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur”, tha Karen. “Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë”. Të martën, rreth orës 14:00, Policia iu përgjigj raportimeve për një grua të qëlluar me armë në...