Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata e Lartë e OKB-së e prerë me Izraelin: Është i detyruar të lejojë ndihmën humanitare në Gaza
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka deklaruar se Izraeli ka një detyrim ligjor për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, duke u siguruar që nevojat bazë të civilëve palestinezë të plotësohen. Në një mendim këshillimor të publikuar të mërkurën në Hagë, gjykata tha se Izraeli, si fuqi pushtuese, duhet të sigurojë akses për OKB-në dhe agjencitë e saj, përfshirë UNRWA-n, në ofrimin e ushqimit, ujit, strehimit dhe ndihmës mjekësore për popullsinë në Gaza. GJND tha se Izraeli nuk ka ofruar prova që mbështesin pretendimet se stafi i UNRWA-s ka lidhje me Hamasin apo grupe të tjera të armatosura. Gjykata theksoi se detyrimi i Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare përfshin edhe bashkëpunimin me mirëbesim me Kombet e Bashkuara dhe respektimin e...