Analiza e Bloomberg/ Cili do jetë impakti i sanksioneve të Trump ndaj kompanive ruse të naftës, ja çfarë mendojnë ekspertët

Analiza e Bloomberg/ Cili do jetë impakti i sanksioneve të Trump ndaj kompanive ruse të naftës, ja çfarë mendojnë ekspertët

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sanksione ndaj kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, duke lançuar paketën e parë të madhe të sanksioneve ekonomike kundër ekonomisë ruse të Vladimir Putinit, si pjesë e presionit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Departamenti i Thesarit i SHBA-së shtoi kompanitë shtetërore Rosneft PJSC dhe Lukoil PJSC në “listën e zezë”, duke përmendur “mungesën e angazhimit serioz të Rusisë ndaj procesit të paqes”, thuhet në deklaratë të mërkurën. Vendimi shënon një kthesë për qasjen e Trump ndaj Rusisë, i cili deri më tani ka shmangur vendosjen e sanksioneve në shkallë të gjerë dhe tha në fillim të këtij muaji se do të takohej me Putinin në javët e ardhshme. Është gjithashtu një ndryshim rrënjësor në qasjen e...