Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Një hap drejt pajtimit historik”/ Mbreti Charles vizitë në Vatikan, pritet takimi historik me Papa Leonin
Mbreti Çarls III dhe Mbretëresha Kamila kanë mbërritur në Vatikan për një takim historik me Papa Leonin, në vizitën e parë të këtij lloji nga një monark britanik që prej Reformimit në shekullin e 16-të. Sipas Pallatit të Buckinghamit, vizita do të shërbejë si një simbol pajtimi dhe bashkimi ndërfetar midis Kishës Katolike dhe Kishës së Anglisë, marrëdhëniet e të cilave janë historikisht të ndara që nga sundimi i Henri VIII. Kulmi i vizitës do të jetë një shërbesë e përbashkët lutjeje në Kapelën Sistine, ku klerikë dhe kore nga të dyja kishat do të marrin pjesë. Mbreti, si guvernator suprem i Kishës së Anglisë, do të lutet së bashku me Papën, një gjest me domethënie të thellë historike dhe shpirtërore. Korrespondenti mbretëror i BBC-së,...