Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas sanksioneve të Trump ndaj kompanive ruse të naftës, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Vendet e BE-së miratuan sot paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila përfshin një ndalim gradual të importit të gazit natyror rus. 27 shtetet anëtare e kishin miratuar paketën të mërkurën në mbrëmje, pasi Sllovakia u tërhoq dhe ra dakord ta mbështeste atë. “Kjo është një paketë e rëndësishme që synon rrjedhat kryesore të të ardhurave të Rusisë përmes masave të reja energjetike, financiare dhe tregtare”, tha Danimarka, e cila mban presidencën e BE-së. Ndalimi i importit të gazit natyror të lëngshëm rus do të hyjë në fuqi në dy faza: kontratat afatshkurtra do të skadojnë pas gjashtë muajsh dhe kontratat afatgjata më 1 janar 2027. Paketa e re e sanksioneve përfshin gjithashtu një mekanizëm për të...