Emrat/ Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohen 4 persona të përfshirë në konflikt

Emrat/ Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohen 4 persona të përfshirë në konflikt

Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Manzë të Durrësit. Policia njofton se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me Daniel Pepën, autor i njërës prej vrasjeve. Përveç të arrestuarëve, dy prej tyre vëllezër, policia njofton se ka shpallur në kërkim autorin, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. I shpallur në kërkim është edhe G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Nga...