Vrasja e dyfishtë në Manzë, arrestohen 4 persona, roli që kishin në krim

Vrasja e dyfishtë në Manzë, arrestohen 4 persona, roli që kishin në krim

VIKTIMAT DURRËS- 4 persona janë vënë në pranga në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manzë. Personat e arrestuar akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi.  Në pranga janë vënë shtetasit: Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, ndërkohë që në kërkim mbetet autorit i vrasjes së Flori Paluçit, Daniel Pepa. Ky i fundit është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi G.A, i cili është shpallur gjithashtu në kërkim nga policia e Durrësit. Daniel Pepa vrau Flori Paluçin, pasi ky i fundit qëlloi për vdekje me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti.  Sipas Policisë, Daniel Pepa ka hyrë fillimisht në lokal i shoqëruar nga shtetasi Erald Cani, kur dhe është...