Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zjarri në Beograd, opozita akuzon Vuçiçin, pse dyshohet se e shkaktoi vetë kaosin, ja ç’po përpiqet të fshehë regjimi
Marsela SHYTIA Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku ditën e djeshme u raportuan të shtëna armësh dhe një zjarr në afërsi të Parlamentit të Serbisë në Beograd. Sipas mediave serbe, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Zjarri shpërtheu brenda tendës që u ngrit nga protestuesit në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç, dhe shkatërroi një nga çadrat plotësisht. Edhe pse ngjarja ka të bëjë me protestat studentore, kanë shpërthyer akuza se qeveria e Serbisë mund të ketë qenë e përfshirë në këtë incident, për të larguar vëmendjen nga Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila është kritikuese ndaj regjimit të Vuçiçit. Reagimi i Vuçiçit Në lidhje me ngjarjen, Vuçiç e ka quajtur sulmin një akt terrorist, duke theksuar se...