Koncesioni i aeroportit të Vlorës ka rënë, kompania e Pacollit nuk plotëson eksperiencën e ndërtimit dhe menaxhimit…

Koncesioni i aeroportit të Vlorës ka rënë, kompania e Pacollit nuk plotëson eksperiencën e ndërtimit dhe menaxhimit…

Koncesioni i ndërtimit të aeroportit të Vlorës është rrëzuar në themelet e tij, pasi kompania e Behgjet Pacollit rezulton të mos plotësojë kriteret ligjore për eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve. Dokumenti i publikuar së fundmi mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zbulon mënyrën se si ajo ka miratuar në mënyrë të paligjshme kalimin e aksioneve të kompanisë turke “YDA Group”,  të vetmes që garantonte kriterin teknik të koncesionit. Në qendër të kësaj afere që po trondit qeverinë Rama ndodhet një skemë e qartë manipulimi, ku fituesit e tenderit,  biznesmenët kosovarë Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi  kanë përfituar kontratën për ndërtimin e aeroportit përmes ndryshimeve në dokumentet e garës, të miratuara nga Belinda Balluku. Ndërkohë, oferta britanike që do ta ndërtonte aeroportin me...