“Tërmet” në selinë blu, rebelim i brendshëm trondit Berishën, si moçali që vetë krijoi po e përpin kreun e PD, ja…

“Tërmet” në selinë blu, rebelim i brendshëm trondit Berishën, si moçali që vetë krijoi po e përpin kreun e PD, ja…

Rigels Seliman Një furtunë politike duket se ka shpërthyer në selinë blu. Sali Berisha, për herë të parë, pranon se mandati i tij në krye të Partisë Demokratike ka një afat që po i afrohet fundit, duke paralajmëruar se do të rikandidojë përballë valës së rebelimit të brendshëm. Shkëndijën e parë e ndezi deputeti Besart Xhaferri, i cili dy ditë më parë deklaroi publikisht se mandati i Berishës mbaron në prill 2026 dhe se kryedemokrati duhet të largohet nëse nuk zhvillon zgjedhje të reja. Deklarata e tij tronditi themelet e PD-së dhe u lexua si sinjal për një kryengritje të heshtur kundër liderit historik. Në përpjekje për të shuar zjarrin, Berisha doli dje në mbrojtje të vetes, por pranoi se interpretimi i statutit është i...