Të shpallur në kërkim nga Interpoli për drogë, arrestohen në Angli dy shqiptarë (Emrat)

Të shpallur në kërkim nga Interpoli për drogë, arrestohen në Angli dy shqiptarë (Emrat)

Dy shqiptarë, Eduart Elezi, 28 vjeç, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për kultivim kanabisi, janë arrestuar në Angli. Seanca e ardhshme e ekstradimit për Elezin është parashikuar më 16 shkurt 2026, ndërsa për Hoxhën, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për të njëjtën akuzë, gjykata e Manchesterit do të vendosë masën e dënimit më 20 nëntor 2025. Arrestimi i tyre është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese për të ndaluar veprimtaritë kriminale jashtë vendit.