Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Policia zbardh ngjarjen/ Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, arrestohet 4 persona të përfshirë në konflikt
Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona që dyshohet se kanë lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Manzës, ku u vranë me armë zjarri, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Në pranga u vunë: Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur: -Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; Arrestimet janë bërë për vepra penale të ndryshme, përfshirë “Përkrahje të autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rolin konkret të secilit prej të ndaluarve dhe për...