Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Emigracioni është zgjidhja dhe jo problemi”, Rama për BBC: Si e zmbrapsëm trafikun e shqiptarëve me gomone
Gjatë qëndrimit në Londër kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin The World Tonight në BBC Radio 4. Intervista e plotë pyetje- përgjigje lidhet me emigracionin e jashtëligjshëm në shtetit ishull. Kryeministri Rama tregon se si bashkëpunimi me Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe uli në 95% numrin e shqiptarëve që mbërritën me gomone pas marrëveshjes në 2023. Gazetari: Kryeministër, ajo marrëveshje që ka të bëjë me shtetasit shqiptarë padyshim pati një ndikim në vitin 2022. Shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e njerëzve që mbërrinin me anije, më shumë se çdo kombësi tjetër, por numri i shqiptarëve ka ardhur në ulje me 95% në tre vitet e fundit. Megjithatë, nuk ka qenë krejt e thjeshtë. Në maj të këtij viti, Keir Starmer shpalli...