Ukraina i kundërvihet Rusisë/ Sulmet me dronë në Belgorod, ndërpritet energjia: Po bëhen të zakonshme

Ukraina i kundërvihet Rusisë/ Sulmet me dronë në Belgorod, ndërpritet energjia: Po bëhen të zakonshme

Rajoni rus i Belgorodit po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, sulme të shpeshta ajrore dhe rritje të ndjeshme të dronëve ukrainas, ndërsa Kievi po hakmerret ndaj bombardimeve të përsëritura të qyteteve të tij nga forcat ruse. Banorët lokalë thonë se sirenat, shpërthimet dhe zhurmat e mbrojtjes ajrore janë bërë pjesë e përditshme e jetës. “Është kaq e zhurmshme dhe kaq e tmerrshme. Dëgjon sirenën, shikon njoftimet për dronët dhe menjëherë dëgjon të shtëna automatike e shpërthime”, tha Nina, një banore e Belgorodit që foli për BBC-në. Sipas një analize të BBC News mbi të dhënat zyrtare ruse, numri i sulmeve me dronë ukrainas në Belgorod është rritur katërfish që nga janari 2025. Vetëm në shtator, autoritetet regjistruan mbi 4,000 dronë që fluturuan mbi rajon,...