Tatuazhi që i ngjante simbolit nazist shkaktoi polemika të shumta, kandidati për Senatin e amerikan kërkon falje

Tatuazhi që i ngjante simbolit nazist shkaktoi polemika të shumta, kandidati për Senatin e amerikan kërkon falje

Kandidati demokrat për Senatin amerikan në shtetin e Maine, Graham Platner, ka kërkuar falje publikisht dhe ka hequr një tatuazh në gjoks që i ngjante një simboli nazist, pas reagimeve të ashpra në rrjetet sociale dhe dorëheqjes së stafit të tij politik. 41-vjeçari, një veteran i Marinës amerikane, tha se nuk e dinte që tatuazhi i tij me kafkë dhe kocka të kryqëzuara kishte ngjashmëri me simbolin nazist Totenkopf, të përdorur nga forcat SS gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Absolutisht nuk do ta kisha pasur këtë në trup nëse do ta dija se çfarë përfaqësonte,” tha ai për BBC. “E kam mbuluar tashmë tatuazhin me një dizajn të ri.” Tatuazhi u bë i dukshëm në një video virale, ku Platner shihej duke kërcyer me të...