Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca “ngre duart lart” përballë emigrantëve të paligjshëm, BBC: Tërhiqet nga premtimi për të ndaluar gomonet
Franca po tërhiqet nga premtimi për të ndërhyrë më me forcë në det për të ndaluar anijet e vogla ose gomonet me emigrantë që kalojnë Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, sipas burimeve të sigurisë që kanë folur për BBC-në. Ky ndryshim përbën një goditje për përpjekjet britanike për të frenuar kalimet e paligjshme të emigrantëve, që janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Burime të lidhura me sigurinë detare franceze thonë se planet për një “doktrinë të re detare”, që do t’u lejonte anijeve patrulluese të ndalonin dhe të kthenin mbrapsht varkat e fryra të emigrantëve, janë pezulluar dhe mund të mos zbatohen kurrë. “Është thjesht një marifet politik. Shumë zhurmë për asgjë,” tha për BBC një zyrtar francez i përfshirë në çështjet detare. Vendimi...