GJKKO/ Shqyrtohet sot kërkesa e Ilir Metës, për lirimin nga qelia

GJKKO/ Shqyrtohet sot kërkesa e Ilir Metës, për lirimin nga qelia

Në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili pretendoi se në fletën e njoftimit nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen. Meta ndodhet në paraburgim që prej 20 tetorit të vitit të kaluar dhe po përballet me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosja kaloi për gjykim në fund të gushtit, duke bashkuar në një procedim të vetëm tre çështje të ndara më parë, aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA, si dhe hetimin për pasurinë e Metës. Një ditë më parë, GJKKO...