Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!
SHBA-të kanë njoftuar të mërkurën e 22 tetorit sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Rosneft dhe Lukoil, në një përpjekje për t’i bërë presion Moskës të negociojë një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump, e ka shpjeguar këtë vendim, duke thënë se bisedimet me homologun e tij rus Vladimir Putin, nuk po shkojnë askund. “Sa herë që flas me Vladimirin, kemi biseda të mira, dhe pastaj ato nuk çojnë askund. Thjesht nuk të çojnë askund,” tha presidenti Donald Trump pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar negociatat e paqes. Njoftimi për sanksionet u bë një ditë pasi Trump tha se takimi i planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej për një...