16 viktima në Lisbonë, bordi i kompanisë së transportit publik jep dorëheqjen

16 viktima në Lisbonë, bordi i kompanisë së transportit publik jep dorëheqjen

Bordi i drejtorëve të kompanisë portugeze të transportit urban Carris, ka dhënë dorëheqjen lidhur me aksidentin me 16 viktima që u regjistrua në shtator në Lisbonë. Dorëheqja e tyre vjen dy ditë pas publikimit të një raporti ku tregoheshin shkaqet e daljes nga shinat të teleferikut që mori jetën e 16 personave. Bashkia e Lisbonës njoftoi se presidenti i kompanisë Carris, Pedro Bogas dhe i gjithë bordi i drejtorëve kanë dhënë dorëheqjen. Sipas Bordit Portugez të Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF), dalja nga shinat u shkaktua kur një kabllo që lidhte dy vagonët e teleferikut u këput. Raporti paraprak, i publikuar të hënën, thekson se kablloja nuk i plotësonte specifikimet e përcaktuara nga Carris, e cila ia kishte dhënë punën e mirëmbajtjes një...