Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, gjendet makinë e sharruar në gjysmë. Autori largohet nga vendngjarja

Aksident i rëndë gjatë natës në Kukës, gjendet makinë e sharruar në gjysmë. Autori largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës. Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte praktikisht i sharruar në gjysmë pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Policia nuk ka pasur asnjë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi makina u gjet në mëngjes. Automjeti tjetër...