Moti sot me vranësira dhe reshje të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot me vranësira dhe reshje të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s,...