Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drama e Ukrainës me 100 mijë persona të gjymtuar, bëhet “fabrika” më e madhe e protezave në botë
Në 42 muaj konflikt, dhjetëra mijëra njerëz – si ushtarakë ashtu edhe civilë – janë gjymtuar, por mungojnë të dhëna zyrtare mbi numrin e saktë. Autoritetet në Kiev nuk publikojnë statistika të plota, veçanërisht për ushtrinë, për të shmangur demoralizimin e trupave dhe të popullsisë. Sipas OJQ-së ukrainase ProtezHub, të cituar nga Wall Street Journal, në fillim të vitit 2023 vlerësimet varionin nga 20,000 deri në 50,000 të gjymtuar. Mjeku ushtarak Denys Surkov përmendi shifrën 50,000, ndërsa ish-futbollisti Andriy Shevchenko – tashmë këshilltar i presidentit Zelensky dhe president i një shoqate që promovon integrimin shoqëror të të amputuarve përmes futbollit – deklaroi në një aktivitet publik se mbi 100,000 njerëz kanë humbur një gjymtyrë, shumica prej tyre ushtarë. Krahasimi historik Për të gjetur një shifër...